“SPAK ka shkelur afatet”, Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos më 20 qershor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar lirinë! Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë më 20 qershor seancën gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela ka caktuar orën 11:30 për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës, i cili mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar. Mbrojtja e Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë, pasi sipas tij në rastin “Meta” janë shkelur afatet duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen.

Lajme të tjera |  “Në ajër ndihet erë vdekjeje”, kaos në Teheran, banorët përpiqen të largohen masivisht prej frikës nga bombardimet

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us