“SPAK ka shkelur afatet”, Meta kërkon lirinë, GJKKO vendos më 20 qershor

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka kërkuar lirinë! Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) do të zhvillojë më 20 qershor seancën gjyqësore për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës për ndryshim të masës së sigurisë.

Gjyqtari i hetimit paraprak Erjon Çela ka caktuar orën 11:30 për të shqyrtuar kërkesën e Ilir Metës, i cili mbahet në paraburgim që prej 21 tetorit të vitit të kaluar. Mbrojtja e Metës kërkon zëvendësim të masës së sigurisë nga arrest në burg në një masë tjetër më të butë, pasi sipas tij në rastin “Meta” janë shkelur afatet duke kaluar 8 muaj dhe në asnjë rast nuk është paraqitur nga SPAK informacion dy mujor mbi çështjen.

Lajme të tjera |  Irani nis një valë të re sulmesh me raketa, thirrje izraelitëve: Largohuni nëse doni të jetoni

Ilir Meta ndodhet në burg që prej 21 tetorit të kaluar, ndërsa Monika Kryemadhi është në masën e sigurisë “detyrim paraqitje”. Çifti tashmë i divorcuar ligjërisht akuzohet se kanë ushtruar pushtetin e tyre ndër vite për të përfituar pasuri në mënyrë të paligjshme, si dhe për fshehjen e burimit të këtyre pasurive, duke përfshirë edhe familjarët në skemat e dyshuara

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us