“SPAK”/ Përballë jo, por replika në distancë mes Ramës e Berishës, s’i kursejnë epitetet: Buf e sqepkëpucë!

rej ditës së djeshme (17 shkurt) kryeministri Edi Rama dhe kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po replikojnë në distancë mes tyre. Shkak për këtë është bërë një deklaratë e kreut të PD-së para Prokurorisë së Posaçme, ku u shpreh se SPAK duhet të shuhet me çdo kusht. Por për Ramën dhe socialistët kjo nuk ka për të ndodhur. Me një video në rrjetet sociale, të një bufi, siç së fundi po quan Sali Berishën, pas arrestimit të kryebashkiakut të Tiranës, kryeministri reagoi me ironi ndaj deklaratës së tij.

Replikat vijuan po sot, ku gjatë një konference për shtyp Berisha përsëriti se nëse do të vijë në pushtet do e shkrijë SPAK këtë institucion të ri të reformës në drejtësi. Kreu i PD nuk e ka lënë pa një epitet kryministrin dhe i është referuar për herë të parë Ramës me termin “zogu sqep këpucë”. Sipas kreut të PD-së, ky zog ka aftësinë të hajë zogjtë e tij.

“Qëndrimi i PD është shteti ligjor, shteti ligjor dhe mbi të gjitha, shteti ligjor. Për PD shteti ligjor është kushti i të gjitha kushteve për të bërë Shqipërinë të madhe përsëri. Është kushti i të gjitha kushteve për realizimin me sukses të të gjithë programit të saj. Në këtë kontekst unë besoj fort tek shqiptarët, se një prokurori që arreston 3 liderët politikë, të tre partive kryesore opozitare, një prokurori që rrëmben mandate opozitës, të dhëna nga zgjedhësit, një prokurori që amniston krimin elektoral, një prokurori që arreston gazetarë, është fund e krye një prokurori politike, pavarësisht aktiviteteve të tjera. Sa i përket lotëve të krokodilit të Edi Ramës për Erion Veliajn, është kuptuar gjerësisht që janë lot krokodili. A nuk iu preu Rama fotografinë në krah kur i dha çelësin e qytetit, Ali Ahmetit? A nuk paralajmëroi ai se do ketë arrestime? Unë socialistëve u thashë dje: lexoni pak zogun sqep këpucë. Ai zog ka një veti, ai han zogjtë e tij. Ti biem shkurt. Zogu sqep këpucë ushqehet me zogjtë e tij”, tha Berisha.

Kryeministri i është përgjigjur sërish me një video në rrjetet sociale, ku dëgjohet një fjalim i kreut të PD Sali Berisha, i cili ka deklaruar se SPAK do të përfundojë në koshin e plehrave, ndërsa e ka shoqëruar këtë fjalim me foton e një bufi.

Lajme të tjera |  “Korrupsioni nuk është fenomen shqiptar”- Xhafaj komenton opozitën: Berisha, lideri më i papërshtatshëm që mund të kishte për të shkruar drejt fitores

‘Organizata kriminale e skapit të partisë e organizuar në luftë kundër pluralizmit dhe opozitës e kryesuar nga Altin Lala do të përfundojë do të ketë atë fund që kanë pasur të gjitha veglat e diktaturës në çdo kohë, pra do të përfundojë në koshin e plehrave të historisë dhe të shoqërisë’, thotë Berisha në pamjet e ndara nga Rama.

Kuak kuak kuak’,- shkruan ai në shkrimin bashkëngjitur videos.

Edhe më herët mëngjesin e sotëm kryeministri Edi Rama në rubrikën ‘Sy më sy’ komentoi deklarata e Sali Berishës për shpërbërjen e SPAK, duke u shprehur se “do shkrijë Noc Rrokun”.

“Një buf kënete që ulërin do të shkrij SPAK, do të shkrij SPAK, do shkrijë Noc Rrokun. Ky është dallim i madh, ne duam drejtësi të pavarur, pa parë majtas e djathtas, por patjetër një drejtësi europiane ku të gjitha palët janë ta garantuara. Jua kanë bërë gojën, ju ka futur bufi llumin e kënetës në stomak, në ezofag, në plënc e zorrë, jua kanë bërë fjalën vjedhje sikur këtu nuk bëhet asnjë punë tjetër në këtë vend, vetëm vidhet e vidhet, nuk është kështu,“-u shpreh Rama.

Lajme të tjera |  Riatdhesohet emigranti i parë nga kampi i Gjadrit, media italiane: Ishte dënuar për disa akuza

Debati mes tyre, tashmë që sa vjen edhe i afrohemi zgjedhjeve parlamentare, po “nxehet”, me shumë gjasa me përballje të tjera që do pasojnë në vijim.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us