SQARIMI: Vota më 11 maj i rrezikon Veliajt mandatin e tij si kryebashkiak i Tiranës

Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj rrezikon postin e tij. Kjo për shkak se aktualisht është duke qëndruar në qelinë e paraburgimit të burgut të Durrësit. Sipas këshilltarit ligjor të Partisë Demokratike, Marash Logu, në këto kushte, Veliaj humbet mandatin e tij si kryetar i Bashkisë.

Sipas nenit 61, pika 1, gërma “c”, mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur. Kështu që, tashmë që Veliaj është banor i Bashkisë Durrës, sipas Logut, automatikisht humbet mandatin. Veliaj është regjistruar në Durrës për të votuar për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, ndoshta pa e ditur që vota i rrezikon mandatin.

SQARIMI: Vota më 11 maj i rrezikon Veliajt mandatin e tij si kryebashkiak i

“Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme,“-shkruhet në sqarimin e Logut.

Lajme të tjera |  Rama njofton ministren e parë, në qeverinë e re

SQARIMI I MARASH LOGUT:

Erion Veliaj humbet mandatin e kryetarit të Bashkisë Tiranë!

Neni 61, pika 1, gërma “c”, e Ligjit nr. 139/2015 “Për vetëqeverisjen vendore”, i ndryshuar, parashikon se mandati i kryetarit të bashkisë përfundon përpara afatit në rastet kur kryetari nuk është më banor i përhershëm i bashkisë ku është zgjedhur. Duke qenë se tashmë Erion Veliaj nuk rezulton më si banor i Bashkisë Tiranë, por si banor i Bashkisë Durrës, kjo do të thotë që ai automatikisht humbet mandatin e kryebashkiakut të Tiranës. Këshillit Bashkiak të Tiranës nuk i mbetet tjetër veçse të njoftojë Këshillin e Ministrave, i cili ia përcjell njoftimin Presidentit të Republikës për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme.

Erion Veliaj u vendos në pranga më 10 Shkurt. Që prej asaj dite, Veliaj është mbajtur në qelinë e paraburgimit me kërkesë të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, pasi mbi të rëndojnë disa vepra penale. SPAK e akuzon Veliajn se bashkë me të shoqen ka krijuar një skemë përfitimi ryshfetesh për pasurim personal përmes një numri organizatash OJF. Kështu kanë përfituar së paku 1.1 milionë euro në 9 raste. Veliaj akuzohet se ka përfituar vila në Qerret, ndërsa Xoxa akuzohet se ka shpenzuar rreth 890 mijë euro në blerje veshjesh dhe bizhush online. Veliaj është lënë në masën “arrest me burg”, ndërsa Xoxa në “detyrim paraqitje”, ndërsa për 6 biznesmenët që dyshohen se kanë bashkëpunuar me Veliajn janë lënë në “arrest shtëpie” dhe “detyrim paraqitje.”/ZËRI

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us