“Stërvitja shkon shumë mirë”, Arbenit Xhemajli “sms” islandezëve: Mendojmë vetëm për fitoren

Egnatia po kryen fazën përgatitore, para ndeshjeve të Europës. Ndërkohë që në këtë periudhë përgatitjesh, ka folur qendërmbrojtësi i kampionëve. Arbenit Xhemajli.

Ky i fundit tregon për stërvitjen e rrogozhinasve, por edhe për miqësoret e luajtura. Ndër të tjera, Xhemajli është ndalur edhe te kundërshtari i raundit të parë të Champions League, islandezët e Brediablik.

“Stërvitja shkon shumë mirë. Jemi si grup, këto dy vitet e fundit që kam qenë këtu, shumë mirë. Kushtet janë të mira. Dhe në miqësoret që kemi bërë këto dy ndeshje kemi pasur rezultate pozitive.

Miqësorja me CSKA-në? Na shkoi mirë. Pjesa e parë ishte 0 me 0. Kishim raste, kishin edhe ata raste, në fund fituam 2 me 0, fituam. Është rezultat pozitiv që na jep besim për ndeshjet e radhës që do vijnë. Dhe për ndeshjen në Champions që na pret.

Islandezët, e treta e vërteta? Për mua nuk është e treta e vërteta sepse nuk kam qenë kur luajtëm me Araratin, për Egnatian mund të them se është e treta e vërteta. Shkojmë me besim atje dhe vetëm me mendim që të fitojmë”, tha Xhemajli.

Lajme të tjera |  E BUJSHME/ Nuk do të rinovojë kontratën, mbrojtësit të Kombëtares i del emri në... SHBA

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us