Stuhitë godasin veriperëndimin e Italisë, moti i keq krijon kaos në disa zona

Rajoni veriperëndimor italian i Piemonte është sot në alarm të kuq, pasi një valë moti ekstrem vazhdon të godasë Italinë, veçanërisht pjesën veriore të vendit.

Shirat e rrëmbyeshëm dhe erërat e forta kanë shkaktuar ndërprerje të mëdha, ku përmbytjet kanë krijuar probleme në trafikun rrugor dhe hekurudhor.

Në Torino, autoritetet komunale mbyllën hyrjen në kalatat në lumin Po si një masë paraprake, ndërsa trafiku hekurudhor nga stacioni i trenit Biella u pezullua dhe autostrada A5 Torino-Aosta u mbyll për shkak të rritjes së nivelit të lumit Dora Baltea.

Ndërkohë  parqet në  Milano  janë  mbyllur   për shkak të shiut të dendur dhe erërave të forta.  Në Romë, zjarrfikësja mori më shumë se 100 thirrje.

Lajme të tjera |  “Unë nuk shaj burrat! Kurrë”- Rama: Ata që rrinë dhe pllaquriten në kënetë, mund të jenë shumë të zotë në punën e tyre, por për mua janë çyrykë!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us