Sulmi më i mirë i Superiores, ofensiva e Skënderbeut i fut “tmerrin” Egnatias

Mund të tingëllojë e çuditshme, por ekipi i Skënderbeut ka sulmin më të mirë në 5 ndeshjet e fundit. Konkretisht “Ujqërit” e kanë gjetur rrugën e rrjetës në 9 raste, duke mbajtur “kurorën”.

Kjo seri e ka zanafillën kundër Vllazinës (2-1). Dueli me Teutën i la “thatë” në spektrin e golave. Ata hynë sërish në “aksion” ndaj Dinamos, teksa korrën fitore të bujshme 4-1. Rrjedha e golave vijoi me Laçin.

Një triumf i rëndësishëme në transferën kurbinase (2-1). Dueli me Tiranën i ka dërguar në shifrën e 9 golave në 5 takime (Skënderbeu-Tirana 1-1).

Interesante është se ndjekësi më i afërt i Skënderbeut në këtë kategori është Tirana me 8 gola. Të dyja ekipet luftojnë për misionin “mbijetesë”, tregues se i kanë ndezur “motorët” fuqishëm në javët e fundit.

Lajme të tjera |  “Besojmë deri në frymën e fundit”, Moriero pas fitores me Dinamon: Një episod vendos gjithë sezonin, ju tregoj pse isha në tribunë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us