Sulmi në Banjskë/ Kurti: Pse s’ka hetim? Isufaj: S’është punë e kryeministrit!

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti është përfshirë në një debat në distancë me kryeprokurorin e Kosovës, Blerim Isufaj, kryesisht për shkak të sulmit terrorist serb në Banjskë të Zveçanit. Isufaj, në cilësinë e prokurorit kishte dhënë urdhrin për heqjen e urdhër-arrestit për Milan Radoiçiç, që ishte në krye të serbëve, e që organizuan sulmin ndaj Policisë së Kosovës, ku u vra dhe heroi Afrim Bunjaku. Kurti ka komentuar deklaratat e Isufajt, që kishte thënë se çështjet hetimore nuk kanë pse të komentohen nga kryeministri i vendit. Kryetari i qeverisë në Prishtinë tha se është për t’u habitur, që ndaj Radoiçiç nuk ka një akuzë të ngritur nga Prokuroria e Kosovës, për sulmin në Banjskë.

“Nuk e di nëse dhe ju si gazetarë e ndani habinë, pasi Milan Radoiçiç e pranon se ka qenë në krye të grupit terrorist në Banjskë dhe për atë nuk ka akoma akuzë. Unë besoj se nuk ka nevojë fare të kryhet Fakulteti Juridik, për ta kuptuar kaq gjë të thjeshtë. Shumica e qytetarëve të Kosovës nuk ia kanë idenë se kush është prokuror i rastit të Banjskës”, ka thënë Kurti. Më pas, gazetarët e kanë pyetur kreun e qeverisë nëse po bën diçka për të ulur çmimin e energjisë elektrike. Kurti u përgjigj se tashmë në Kosovë operon Telekomi dhe jo KEK-u.

Lajme të tjera |  “Ti, komunistuc i vogël, qorra apo çfarë jeni ju”, Strazimiri përplaset me deputetin e Lëvizjes Bashkë për protestën, Muçi: Dilni dhe jepuni llogari

Isufaj: Nuk është çështje e Kurtit të bëjë këto deklarata

Prokuroria Speciale mbajti sot Konferencë Vjetore dhe aty foli Kryeprokurori Blerim Isufaj. Ai është pyetur nga gazetarët në lidhje me akuzat e Albin Kurtit se pse nuk ka akuzë për sulmin në Banjskë. Ai tha se Prokuroria e Kosovës ngre akuza kur ka prova dhe se e gjitha kjo nuk është një punë e kryeministrit. “Nuk dua të komentoj deklaratat e Kurtit. Prokuroria vepron kur ka prova. Mbi të gjitha, kjo nuk është çështje e tij. Ne ngremë akuza kur ka prova, nuk mund të na tregojë dikush që të ngremë apo jo akuza”, tha Isufaj.

Albin Kurti ka theksuar se ka pa fund fakte e prova, që impilikojnë Radoiçiç në sulmin e Banjskës. “Ka pa fund fakte, dëshmi dhe prova, për sulmin terrorist në Banjskë. Ka pasur sulme kriminale të shumta dhe pak akuza. Ky hendek duhet mbushur nga Prokuroria”, tha Kurti.

Lajme të tjera |  Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Çfarë ndodhi më 24 shtator në Kosovë?

Në orët e para të mëngjesit të 24 shtatorit, Kosova u trondit nga një sulm kriminal në drejtim të punonjësve të policisë, ku u vra polici Afrim Bunjaku, dhe mbetën të lënduar dy kolegë të tij, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën. Pas ngjarjes mobilizimi i punonjësve të policisë ishte i menjëhershëm, ndërkohë që agresorët gjetën strehim brenda në Manastirin e Banjskës, ku u mbajtën të rrethuar nga policia, e 3 prej tyre u ekzekutuan fizikisht, ndërsa 6 të tjerëve iu vunë prangat./

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us