SUPERIORE/ Festojnë vetëm Teuta dhe Egnatia në javën e 13-të, 6 ekipe në “vendnumëro” (RENDITJA)

Superiorja ditën e djeshme mbylli ndeshjet e javës së 13-të të kampionatit. Rezultatet të rëndësishme janë marrë nga ekipet. Kështu Egnatia mundi Tiranën minimalisht 1-0 në “Selman Stërmasi”. Rrogozhinasit, falë këtij triumfi, u ngjitën në vendin e parë me 25 pikë, po aq sa AF Elbasani, që barazoi 0-0 me Partizanin në “Elbasan Arena”.

Teuta mori një fitore të rëndësishme në “Loro Boriçi”, pasi mundi Vllazninë me rezultatin minimal 1-0. Pas këtij rezultati shkodranët mbeten në kuotën e 24 pikëve dhe zbresin në vendin e 3-të, ndërsa durrsakët ngjitën në kuotën e 21 pikëve në “Final – Four”.

Me barazim pa gola u mbyll ndeshja Bylis – Dinamo City, me dinamovitët që dalin nga “Final – Four” dhe mbajnë vendin e 5-të, ndërkohë në vendin e 8-të mbeten ballshiotët me 13 pikë.

Lajme të tjera |  Trajneri Maran i dha “dritën jeshile” për debutimin te Shqipëria, Luis Hasa gjen akordin me klubin e tij të ri

Ndeshja Flamurtari – Vora uli siparin e javës së 13-të të Superiore. Vlonjatët barazuan në shtëpi me Vorën me rezultatin 1-1. Skuadra e Arian Bellait mban vendin e 6-të me 15 pikë, ndërsa vlonjatët mbeten në vendin e 9-të me 10 pikë.

SUPERIORE/ Festojnë vetëm Teuta dhe Egnatia në javën e

SUPERIORE/ Festojnë vetëm Teuta dhe Egnatia në javën e

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us