“Takime 8-12 orë në ditë”, Berisha e sheh çelësin e suksesit të fitores së zgjedhjeve te ‘metoda’ e Trump: Punoni me rrjetet sociale

Sali Berisha e sheh si “çelës” suksesi për të fituar në zgjedhjet e 11 majit rrugën që ka ndjekur presidenti amerikan Donald Trump.

Ai u ka kërkuar sot kandidatëve të tij të Tiranës që të përqendrohen te rrjetet sociale dhe takimet të jenë nga 8 deri në 12 orë në ditë me elektoratin.

Berisha tha se duhen ndezur “rrjetet sociale si asnjëherë tjetër,  Donald Trump fitoi nga mediat sociale”.

“Donald Trump pati si Levë Arkimedi në këtë fushatë, takimin me qytetarin. Takimin e përfaqësuesve të tij me qytetarin. Dhe ata konstatuan për herë të parë, një shifër që nuk është dhënë më përpara, mundësinë e ndryshimit të mendimit të një të tretës së atyre që takohen. Shifër shumë e lartë kjo që duhet vlerësuar në shkallë maksimale

Por, problemi është si duhet ta zbërthejmë takimin ne? Takimin sigurisht që ju 8 deri në 12 orë në ditë duhet të jeni në takime. Por këto nuk mjaftojnë. Duhet përfaqësuesit tuaj, jo një, por mundësisht tetë, dhjetë të takojnë njëlloj si ju në mënyrë të pavarur nga ju”, u tha Berisha.

Lajme të tjera |  Erdogan: Netanyahu, kërcënimi më i madh për sigurinë e rajonit

“Ju të gjithë jeni njerëz mediatikë, por problemi është se mediat nuk i kemi me vete, kjo është e vërteta. Mediat janë në masën më të madhe të kontrolluara nga qeveria.

Qeveria jo vetëm që në tërësi ua dikton politikat editoriale, por qeveria për fat të keq u dikton edhe tematikat se si të vrasin kohën nëpër studio dhe të mos merren me thelbin.

Po ta vini re ju, kohën më të pakët që të japin në studio, është koha për programin. Po ne programin kemi, ne aty shkojmë për programin se jemi në fushatë.

Atëherë çfarë na mbetet ne? Na mbeten mediat sociale. Ju të gjithë keni mediat sociale dhe ju do bëni gjithçka t’i përdorni ato në shkallën më maksimale. Dhe kur i përdorni vetë, u kërkoni të gjithë bashkëpunëtorëve tuaj të bëjnë share, t’i postojnë. Me një fjalë, le t’i ndezim ne mediat sociale si asnjëherë tjetër.

Në vitin 2016, Donald Trump fitoi nga mediat sociale. Është shumë e njohur kjo. Ai fitoi se nuk i kishte mediat me vete, megjithëse vetë ka qenë në shoubiz, ka pasur program, por prapë mediat i kontrollonte tjetër kush. Përdori shumë mediat sociale. Ne të kombinojmë këto faktorë, mediat sociale dhe takimin, të dyja në krahasim me krahun tjetër që është një krah mëkatar, i përçarë, që duhet t’i nxjerrin sytë njëri-tjetrit.

Ndaj dhe të bëjmë ç’është e mundur për përdorimin maksimal. Shkarkoni VPN-të për TikTokun, mos e injoroni. Pse u them unë mos e injoroni? Se TikToku e tmerroi atë.

E tmerroi saqë e ka dërguar deri në atë shkallë sa ndërhyn për persona të veçantë dhe ua fshin llogarinë. Por këto janë akte dëshpëruese të tij. Prandaj mundësisht krahas Facebook dhe Instagram, kthehuni tek VPN dhe shpresoj që të funksionojë TikToku në telefonat tuaj. Ky ka kryer një krim madhor, ka vënë aparatura të kontrollit të plotë të internetit.

Është kthyer biri i të atit. Në një mani të papërmbajtur për të kontrolluar fjalën e lirë dhe mendimet e shqiptarëve. Por, natyrisht këto nuk janë pengesa për ne, këto janë nxitje për t’u përkushtuar shumë më tepër se gjer sot rrjeteve sociale”, tha Berisha.

Lajme të tjera |  “Nuk e dija” - Evi Kokalari: Fola me asistent prokurorin e Përgjithshëm të SHBA dhe i shpjegova kush është Fatmir Mediu

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us