Takime të fshehta me Berishën? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

Gazment Bardhi ka deklaruar se nuk është takuar kurrë me Sali Berishën përtej mbledhjeve të grupit parlamentar.

“Nuk jam takuar kurrë me zotin Berisha, edhe pse nuk kam patur asnjë kompleks të takohem me të. Por, ka qenë e panevojshme sepse takohemi çdo javë për mbledhje grupi”, deklaroi Bardhi në një intervistë për A2 CNN.

Kur iu vu në dukje se në ditën e Krishtlindjes është parë të futet në të njëjtën godinë, në të njëjtën kohë, ku ishte dhe Sali Berisha, Bardhi u përgjigj: “Unë, ditën e Krishtlindjes, hyj dhe dal si një njeri i lirë ku unë dëshiroj.

Besoj që nuk përbën interes publik fakti se ku pi kafen apo kë takoj në përditshmërinë time. Askush nuk është pronari i asnjë godine”.

Lajme të tjera |  Shembet Kulla dykatëshe e Abat Preng Doçit, monument kulture, bashkia Mirditë thirrje ministrisë: Duhet restauruar

Më tej, Bardhi theksoi se “Sali Berisha ka thënë publikisht se do të vazhdojë të ushtrojë përgjegjësinë e tij, do të vazhdojë të bëjë opozitë dhe detyra e secilit prej nesh të tjerëve është të vazhdojmë betejën ndaj regjimit”.

”Beteja me regjimin e Edi Ramës do të vijojë pa asnjë mëdyshje, përballja me të do të jetë pa asnjë kompromis dhe nuk do të ketë shfokusim apo demotivim të opozitës. E gjithë situata (me Sali Berishën) na motivon për të punuar shumë më shumë për t’i dalë për zot misionit që na kanë dhënë qytetarët”, shtoi Bardhi.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us