Tare i “shkel syrin” Milanit: Kanë ekip të mirë dhe mund të luftojnë për titull!

Igli Tare vijon te mbetet në listën e dëshirave të Milanit për drejtor sportiv në sezonin e ardhshëm. Ai është profili i preferuar nga Ibrahimnovic, i cili është gati që t’i besojë detyrën për të ringritur skuadrën në merkato.

Një nga detyrat e para mund të jetë dhe përzgjedhja e një pasuesi për Conceicao-n.

“Nuk mund të them asgjë, por Milan ka një ekip të mirë që mund të luftojë për titull”, ky është mesazhi që dha së fundmi Tare në një prononcim që dha për Tring.

Sa i përket kandidatëve për trajner, ku janë përmendur emra si Allegri dhe Conte, ai ka këtë mendim: “Max dhe Antonio janë dy trajnerët më të mirë italian”.

Nuk kanë munguar vlerësimet dhe për punën fantastike që ka bërë Simone Inzaghi tek Inter: “Ka qenë i destinuar, e kam thënë gjithmonë. Ka ende gjëra për të përmirësuar”

Lajme të tjera |  Reali pa alternativa për pankinën, Ancelotti merr vendimin e papritur

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us