Te Elbasani me “laps e letër” para Vllaznisë, 1 pikë në shtëpi mjafton për t’i bërë “gjëmën” Partizanit

Llogaritë për vendin e 4-të në Superiore do të bëhen mes Partizanit dhe Elbasanit. Pikërisht këto të fundit do të luftojnë deri në fund për këtë pozicion, teksa aktualisht kanë 1 pikë më pak se “Demat”.

Ndeshja e ardhshme për verdheblutë do të jetë ndaj Vllaznisë, ku sigurisht fitorja do të ishte rezultati më i mirë, por skuadra e Ivan Gvozdenovic ka “luksin” të kënaqet edhe me 1 pikë dhe për të vendosur gjithçka më pas në duelin direkt me Partizanin.

Kjo pasi Elbasani është i avantazhuar në përballjet direkte me Partizanin. Edhe nëse Partizani fiton me Bylisin dhe Elbasani merr 1 pikë, diferenca mes tyre do të shkonte në 3 pikë. Më pas ekipi i Ivan Gvozdenovic do të luajë “gjithçka për gjithçka” për fitoren ndaj kryeqytetasve në javën e 36-të dhe me pikë të barabarta do të kualifikoheshin në “Final – Four”. Siç dihet në 3 duelet e këtij sezoni, Elbasani ka fituar 1 ndeshje dhe ka barazuar në 2 të tjera.

Llogari këto që tregojnë se Elbasani i ka mundësitë për të qenë në top-4 edhe nëse në këto 2 ndeshje do të marë 4 pikë. Gjithsesi do të jetë 180-të minuta mjaft të luftuara që do të vendosin shumë mbi fatet e Elbasanit dhe Partizanit.

Lajme të tjera |  “Kisha kohë pa parë një kampionat të tillë”, Ernest Gjoka pas barazimit: Ky është futbolli, na u prishen edhe balancat

Kujtojmë se ditën e sotme, elbasanasit do të presin në shtëpi Vllazninë, duel që do të startojë në orën 15:30.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us