Të gjithë pas Rey Manaj, në Turqi zbulojnë të ardhmen e sulmuesit të Kombëtares

Trajneri i Antalyaspor, Emre Belozoglu po përgatitet për të bërë një transferim “big” gjatë merktos së verës. Belozoglu, i cili ka nisur punën e tij, po planifikon të shtojë në skuadër Rey Manajn, i cili po lë gjurmë në Turqi me fanellën e Sivasspor dhe emri i të cilit ka qenë në rendin e ditës me gjigantët e Superligës.

Emre, i cili e ka shqyrtuar me përpikmëri këtë transferim, dëshiron ta përfundojë transferimin duke përshpejtuar përpjekjet së bashku me drejtuesit e klubit.

Rey Manaj, ka luajtur 24 ndeshje zyrtare për Sivassporin në edicionin 2024-2025. Lojtari shqiptar, i cili është inetgruar në fushë për 1.950 minuta, ka ndikuar në rezultat me 10 gola dhe 5 asistime.

Ekipi i sulmuesi ndodhet në zonën e “ftohtë” dhe rrezikon rënin nga Superliga turke, çka ndryshimi i destinacionit do të ishte një lëvizje e zgjuar për Manaj.

Lajme të tjera |  LEGJIONARËT/ Pajaziti shënon golin e parë me Goricën, Kumbulla i jep fitoren Espanyol

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us