Të hënën nis punën komisioni për PPP në ‘Shëndetësi’, drejtohet nga Vokshi

Të hënën do të nisë punën Komisioni i parë hetimor, nga dy të fituar nga opozita: ai për Koncesionet në Shëndetësi. Kryetarja Albana Vokshi ka thirrur në orën 11:00 mbledhjen e parë të Komisionit, që përgjatë 4 muajve do të bëjë hetimin parlamentar të dy koncesioneve të dhëna në shëndetësi: Sterilizimin dhe Check-Up, të dy nën hetim edhe nga organet e drejtësisë.

Opozitarët e Rithemelimit kanë hequr dorë nga hetimi për 2 kontrata të tjera koncesionare,  atë të hemodializës dhe laboratorëve mjekësorë. Koncesioni i hemodializës është fituar që në 2015-tën, nga Diavita Sh.P.K, një kompani asokohe në bashkëpronësi të spitalit amerikan dhe biznesmenit Klodian Allajbeu.  Ndërsa kontrata koncensionare për laboratorët mjekësorë është përfolur si një firmë fituese në Holandë e lidhur po me të njëjtin emër.

Lajme të tjera |  TRAGJIKE në Tiranë/ I riu vr*t veten, hidhet nga tarraca e godinës në 'Qytet Studenti'!

Komisioni Hetimor për Shëndetësinë u ngrit me 95 vota pro të enjten e kaluar në parlament, 71 prej të cilave nga PS dhe vetëm 24 nga pala kërkuese, opozita. Mes 45 deputetëve që nuk votuan ngritjen e komisionit përveç 20 të Rithemelimit ishin edhe deputetët e Bashës ligjvënësit e PDIU, Partisë së Lirisë dhe aleatët e partive të djathtë. Nga radhët e socialistëve, deputeti Erion Braçe abstenoi.

Komisioni Hetimor për shëndetësinë përbëhet nga 15 anëtarë, 7 nga opozita dhe 8 nga maxhoranca, që përbri kryetares opozitare Albana Vokshit, i kanë besuar nënkryetarin ligjvënësit më të ri socialist Plarent Ndrecës.

Bashkë me Komisionin Hetimor për koncesionet në shëndetësi është ngritur edhe ai për sistemin tims që do të drejtohet nga Ervin Salianji. Këto dy komisione u ngritën në këmbim të kthimit të punimeve normale të parlamentit, që Rithemelimi e mbante në kaos prej tetorit.

Lajme të tjera |  Qeveria miraton programin për punësim në administratë! 600 të rinj trajnim me pagesë, 250 prej tyre do të punësohen

Anëtarët e Komisionit Hetimor për PPP në Shëndetësi
1- Albana Vokshi Kryetar PD
2- Plarent Ndreca Nënkryetar PS
3- Klodiana Spahiu Anëtar PS
4- Milva Ekonomi Anëtar PS
5- Ilirjan Pendavinji Anëtar PS
6- Ilir Metaj Anëtar PS
7- Edona Bilali Anëtar PS
8- Petro Koçi Anëtar PS
9-Klevis Xhoxhi Anëtar PS
10- Zheni Gjergji Anëtar PD
11- Ina Zhupa Anëtar PD
12- Edmond Spaho Anëtar PD
13- Saimir Korreshi Anëtar PD
14- Xhelal Mziu Anëtar PD
15- Petrit Vasili Anëtar PD
Anëtarët Zëvendësues
1- Lavdrim Krashi Anëtar zëvendësues PS
2- Mirela Pitushi Anëtar zëvendësues PS
3- Emilia Koliqi Anëtar zëvendësues PD
4- Ilda Dhori Anëtar zëvendësues PD

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us