“Të merren me ta me kuç e me maç”/ Lala zbulon bisedat pse mbeti në burg Veliaj

Apeli i Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar më datë 13 mars vendosi të lërë në arrest me burg kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj, i cili u arrestua më 10 shkurt me akuzën për korrupsion dhe pastrim parash.

Sipas gazetares Klodiana Lala, GJKKO ngre pretendime se mund të arratiset dhe se ka bërë presion ndaj drejtësisë. Gazetarja shton se nga bisedat mes kryebashkiakut të arrestuar dhe bashkëshortes së tij, Ajola Xoxa dhe vëllait Arber Veliaj, ai sulmonte drejtësinë duke i thënë këtij të fundit “që të merren me ta me kuç e maç”. Më tej, ajo shprehet se ndaj Veliajt nuk ka akuza për grup të strukturuar kriminal.

“Gjykata e Apelit në 140 e ca faqe ka dhënë argumetat dhe thotë se Erion Veliaj është ende në rolin e kryetarit të bashkisë dhe mund të dëmtojë provat. Më pas prokuroria dhe gjykata e ka konfirmuar, se ai ka bërë presion ndaj drejtësisë. Janë përdorur bisedat telefonike të Veliajt me vëllain dhe bashkëshorten, sipas të cilave ai dirigjonte sulmet ndaj drejtësisë duke u thënë, si në një bisedë me vëllain, që “të merren me ta me kuç e me maç”. Përdoret edhe rreziku i ikjes për shkak të pushtet që gëzon. Gjykata thotë që është i rrezikshëm sepse brenda qelisë ka orkestruar sulmet.

Gjykata në një nga pasazhet ngre pretendimet se mes tij, bashkëshortes dhe biznesmenit Elman Abule krijohet dyshimi i arsyeshëm se kanë patur një bashkëpunim që është grup i strukturuar kriminal. Nuk është e para herë që gjykata e ka bërë, e ka bërë për drejtorët e “5D”, ish-ministrin e Shëndetësisë Ilir Beqaj. Gjykata e Apelit nuk mund të rëndojë pozitën e të pandehurit. Më duket e paarsyeshme ky arsyetim i gjyqtarit Engert Pëllumbi, sepse i takon gjyqtarit Erion Bani. Zoti Veliaj deri më tani nuk ka akuzë nga SPAK për grup të strukturuar kriminal,”– tha Lala.

Lajme të tjera |  Rama tallet me Berishën: Imagjinoni të vejë bufi të negociojë me BE, të thotë ‘do të ngrejmë tavanin’

Në vendimin e zbardhur, gjyqtari Engert Pëllumbi ka vlerësuar se duke qenë kryebashkiak i bashkisë më të madhe të vendit, Veliaj nuk mund të lihet i lirë për shkak se me pushtetin që i ka dhënë posti, mund të ndikojë të dëshmitarët e çështjes apo në prova.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us