Tek Besiktasi nuk kanë dyshime, sulmuesi do të largohet në fund të sezonit

Edhe pse u transferua para një viti nga Lazio për 2 milionë euro, klubi i Besiktasit do të marrë një vendim të rëndësishëm për Ciro Immobilen. Sulmuesi italian pritet të largohet nga bardhezinjtë e Turqisë.

Këtë e ka konfirmuar vetë presidenti i Besiktasit, Serdar Adali në një prononcim për mediat. “Nuk do të ketë asnjë rinovim, Immobile do të largohet në fund të sezonit. Çështja është mbyllur”, shprehet presidenti 61-vjeçar.

Nga ana tjetër, sulmuesi 35-vjeçar ka shprehur dëshirën për të qëndruar edhe një sezon tjetër në Turqi. “Jam i motivuar për pjesën e mbetur të sezonit dhe akoma më i motivuar për vitin e ardhshëm. Dëshira ime e vetme është të luftoj për Besiktasin dhe ta përfaqësoj këtë fanellë në mënyrën më të mirë të mundshme”, shkruan Immobile në rrjetet sociale.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us