Seancën e kësaj të enjte ka pasur tensione mes sekretarit të Përgjithshëm të PD Flamur Noka dhe kryeparlamentares Elisa Spiropali.
Noka kërkoi që kreut të PD, Sali Berishës t’i jepeshin më shumë minuta për të folur, duke iu drejtuar Spiropalit me fjalët “Çfarë janë këto budallallëqe që bëni?”.
“Ju tërheq vëmendjen për fjalorin ose do t’ju nxjerr nga seanca. Përmbahuni. Jua kam dhënë fjalën disa herë për çështjen. Nuk mund ta merrni fjalën për procedurë me përsëritje. Ule atë gisht fjalën e ka Berisha 10 minuta”, tha ajo.
***
Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, është përplasur me kryeparlamentaren Elisa Spiropali në Kuvend gjatë seancës plenare, ku kjo e fundit i tërhoqi vëmendjen për fjalorin, pasi kryedemokrati e cilësoi PS si “partia e krimit”.
Teksa mori fjalën, Berisha iu referua Kryeministrit Rama duke e cilësuar si “kreu i Partisë së Krimit”, ndërsa Spiropali e ndërpreu duke i thënë: “Ju tërheq vëmendjen, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë”.
Berisha nga ana tjetër iu përgjigj duke i thënë të ruajë pozitën që mban, ndyshe do i jap një përgjigje që nuk duhet.
“Do ruash vendin, mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk duhet të të jap”, tha Berisha.
Berisha: Sot, kreu i Partisë së Krimit, mori…
Spiropali: Ju tërheq vëmendjen, ajo nuk është partia e krimit, është Partia Socialiste e Shqipërisë, ju tërheq vëmendjen për fjalorin.
Berisha: Do ruash vendin, mos më bëj të të jap ndonjë përgjigje që nuk duhet të të jap.
Spiropali: Sigurisht që do ruajë vendin, moderoni fjalorin.
Berisha: Kreu i Partë së Krimit mori epitetin më të merituar, si Ramaduro i Evropës. Dje një media në SHBA më kërkoi një intervistë, dhe gazetari i mirënjohur filloj pyetjet e tij, “Zoti Berisha na fol pa për çështjen ne Shqipëri dhe Ramaduron”, pra është bërë famoz për narkoshtetin dhe farsën elektorale.
Kjo verë, ju nuk festuar dot fitoren kalp me farsë, sepse këtë vërë në Bruksel, Strasburg, u damkosët si një grup i shkrirë në një me kartelet e drogës. Petro, kush të nxori ty nga Parlamenti? Kartelet të nxorën, ti do thuash jo, por ata të nxorën, se po të ishe i tyre nuk do të nxirrnin.
Nëse në Shqipëri, u zhvillua farsa elektorale më dakord në botë, ky që është këtu (i drejtohet Ervin Hoxhës), është marrë vesh se Troplinët e paguan 10 milion euro emërimin e tij, por ajo që ishte më e veçanta ishte se e ndërruan me Arkendin. E morët Arkend milionerin, nga Pojat e Vlorës. Këtej ishte me një rrogë ai, rrogë pedagogu, por ishte me 2 pikë ca milion euro pasuri. Apo nuk iu bëjnë përshtypje këto?