Tensione në komisionin hetimor, Salianji përplaset me socialistët: Doni që Balla të shoqërohet me forcë? Njoftojeni të vijë ose…

Tensione në seancën e sotme të komisionit hetimor parlamentar për çështjen e të dhënave të sistemit TIMS.

Debatika nisur për rendin e ditës, pasi në orën 17:00 ishte thirrur për të dëshmuar ministri i Brendshëm, Taulant Balla.

Ky i fundit nuk është paraqitur, ndërsa kryetari i komisionit, Ervin Salianji, u ka kujtuar socialistëve se mosparaqitja në mënyrë vullnetare mund të rezultojë në shoqërimin e tij me forcë.

“Nuk mund të vazhdojmë me rendin, kur është parashikuar të flasë Balla. Shkoni gjejeni dhe njoftoni. Ju a doni që të shoqërohet me forcë? Doni që ta sjellin me polici ministrin e Brendshëm? Qeshni, se ju mendoni se po je ministër je i paprekshëm”, tha ndër të tjera Salianji.

Pas rreth 40 minutash debate, anëtarët socialistë të komisionit kanë vendosur të braktisin mbledhjen.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 23 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us