Gledi Mici “qetëson” Bledi Shkëmbin, por një tjetër mbrojtës mban në “ankth” bardheblutë

Tirana po përgatitet prej ditësh intensivishgt për duelin me Dinamon, përballje kjo që do të luhet ditën e dielë në orën 15:30. Derbi merr vëmendjen dhe është shume delikat, pasi në këtë përballje do të vendosen edhe fatet e bardhebluve në Superiore.

Përpara kësaj sfide Gledi Mici ka qetësuar Bledi Shkëmbin. Mbrojtësi la fushën i dëmtuar në duelin me Bylisin, por fatmirësisht nuk ka dëmtim serioz dhe ndaj dinamovitëve do të jetë i gatshëm.

Ndërkohë nga krahu tjetër, një tjetër futbollist mban në ankth timonierin korçar. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin e skuadrës, Demeble. Ky i fundit ka shfaqur disa probleme fizike dhe në ditët në vazhdim do të shihet më mirë gjendja e tij dhe nëse do të mund të luajë në derbi.

Lajme të tjera |  “Trajneri i ri është shumë rob i mirë", Kristjan Asllani pas humbjes me Izraelin: E ardhmja? Besiktas ka të drejtën e blerjes, por...

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us