Tentuan arratisjen, Drejtoria e Burgjeve kërkon izolim në 41Bis për Dan Hutrën dhe tre të tjerët

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ka bërë kërkesë për të vendosur Dan Hutrën dhe tre të tjerët, Martin Kapllani, Geraldo Veizaj dhe Feti Kovaçi në regjimin e posaçëm 41 Biss pasi tentuan të arratiseshin nga burgu i Fierit.

Kërkesa do të dërgohet në Prokurori.

Hutra dhe tre të tjerët e kishin nisur planin pak para vitit të ri dhe donin që ta realizonin me hyrjen e Janarit. Ata kishin nisur të prisnin hekurat e dritares me mjete të improvizuara, por plani dështoi pasi autoritetet reaguan në kohë duke i kapur në flagrancë.

Dan Hutra është autori i një ngjarje që terrorizoi kryeqytetin në Mars të vitit të kaluar, kur plagosi me thikë një grua dhe vrau tre të tjera me armë. Nën akuzë për disa vepra penale, Dan Hutra është lënë nën masën e arrestit me burg në pritje të dënimit për krimet e ndodhura në 1 Mars.

Lajme të tjera |  Rama shton njië ministri të re: Ja drafti që ka mbërritur në Parlament

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us