Gentian Fejzullahi, shtetas shqiptar që jeton në Stamboll tregoi në një intervistë për Euronews Albania se tërmeti që goditi të mërkurën Stambollin ishte shumë i fuqishëm dhe shkaktoi tronditje të madhe te qytetarët.
Ai tha se dita e sotme në Turqi është pushim zyrtar dhe shumica e njerëzve kanë qenë brenda banesave duke e bërë edhe më dramatike situatën.
Banorët kanë marrë direktiva nga autoritet që të mos futen në banesa për 2 deri në 3 orët e ardhshme.
“Tërmeti ka shkaktuar shumë panik, është ndjerë një tronditje e madhe. Shqetësimi është i madh, njerëzit kanë dalë në ambiente të hapura për të qenë larg pallateve.
Autoritet kanë paralajmëruar që 2-3 orë nuk duhet të futemi në banesa. Ky tërmet pritej në një farë mënyrë, por jo sot…sot të gjithë sot janë në shtëpi pasi është pushim zyrtar për ditën e fëmijëve.
Banorët janë shumë të shqetësuar, është ndërprerë energjia elektrike”, tregoi ai.