Tërmeti 6,2 ballë, flet shqiptari në Stamboll: Tronditje shumë e madhe, na paralajmëruan që nuk duhet të futemi në banesa

Gentian Fejzullahi, shtetas shqiptar që jeton në Stamboll tregoi në një intervistë për Euronews Albania se tërmeti që goditi të mërkurën Stambollin ishte shumë i fuqishëm dhe shkaktoi tronditje të madhe te qytetarët.

Ai tha se dita e sotme në Turqi është pushim zyrtar dhe shumica e njerëzve kanë qenë brenda banesave duke e bërë edhe më dramatike situatën.

Banorët kanë marrë direktiva nga autoritet që të mos futen në banesa për 2 deri në 3 orët e ardhshme.

“Tërmeti ka shkaktuar shumë panik, është ndjerë një tronditje e madhe. Shqetësimi është i madh, njerëzit kanë dalë në ambiente të hapura për të qenë larg pallateve.

Autoritet kanë paralajmëruar që 2-3 orë nuk duhet të futemi në banesa. Ky tërmet pritej në një farë mënyrë, por jo sot…sot të gjithë sot janë në shtëpi pasi është pushim zyrtar për ditën e fëmijëve.

Lajme të tjera |  Frikë dhe tmerr! Tërmeti 6.2 ballë trondit Turqinë, njerëzit dalin në rrugë

Banorët janë shumë të shqetësuar, është ndërprerë energjia elektrike”, tregoi ai.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us