“TIMS”/ Rrumbullaku dhe Ervin Muça dëshmojnë në mesnatë, ish-drejtori i IT-së shoqërohet në sallë nga policia

Komisionin Hetimor për të dhënat e TIMS-in vijoi deri pas mesnatës së sotme. Ish-drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça, i cili aktualisht ndodhet në arrest shtëpie, pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sistemit TIMS, dëshmoi në Komisionin Hetimor. Ervin Muça është futur në sallë i shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit, ndërkohë mbledhja u mbajt me dyer të mbyllura. Dëshmia e tij zgjati 30 minuta dhe kur doli u pyet nga gazetarët se kush e detyroi të merrte të dhënat e TIMS.

“E kam dhënë këtë përgjigje”, tha Muça.

Kujtojmë se në dëshminë e tij të dhënë më herët Muça u mbrojt përpara grupit hetues duke thënë se synimi nuk ishte eksportimi i të dhënave jashtë Policisë së Shtetit, por back up-i i tyre. Ndaj për këtë arsye ai tha se u konsultua me vartësit.

Lajme të tjera |  Këmbimi valutor 22 prill/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Më (9 prill 2024) drejtori i IT-së në Policinë e Shtetit, Ervin Muça u pezullua nga detyra dhe u vu në masën e sigurisë ‘arrest shtëpie’ pasi akuzohet për kopjimin pa autorizim të të dhënave të sisitemit TIMS, të Policisë së Shtetit, një ngjarje mbi të cilat pak ditë më parë është ngritur edhe një komision hetimor parlamentar. Prokuroria e Tiranës e akuzon për ‘Hyrje të paautorizuar kompjuterike” në sistemin TIMS që rregjistron hyrje-daljet e qytetarëve nga kufijtë e vendit. Kërkesa e prokurorisë u miratua nga Gjykata më 9 prill 2024, dhe po në këtë datë Drejtori i Policisë së shtetit, Muhamet Rrumbullaku firmosi pezullimin e tij dhe Muça u vu në ‘arrest shtëpiak’.

Dëshmia e Muçës vijoi pas kreut të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, i cili kërkoi që dëshmia e tij të bëhej me dyer të mbyllura pasi tha se kishte të dhëna sensitive.

Lajme të tjera |  Drejtimi i PD? Rama: Do ta mbaja 1 mijë herë më mirë opozitën. Të shkosh pas kënetës je gjysmak

“Kërkesa ime të hidhet në votim, unë jam gati të përgjigjem për të gjitha. Në sistemin TIMS, kemi të bëjmë me ndërhyrje të paautorizuara dhe mos respektim të procedurave. Në këtë aspekt kam kryer të gjitha kompentencat e mia ligjore”, tha Rrumbullaku, kërkesa e të cilit u hodh në votim nga kryetari i këtij Komisioni , Ervin Salianji dhe u aprovua.

Kujtojmë se edhe Ministri i Brendshëm Taulant Balla dëshmoi për rreth dy orë në Komisionin Hetimor për trajtimin e të dhënave të sistemit “TIMS” me dyer të mbyllura. Por për shkak të informacioneve të konsideruara si sekret hetimor dëshmia e tij është spostuar për një ditë tjetër, kur të gjithë anëtarët e komisionit të pajisen me certifikatë sigurie.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us