Tirana bën NJOFTIMIN e rëndësishëm për tifozët, klubi bardheblu merr vendim për biletat e sfidës ndaj Teutës

Tirana dhe Teuta do të përballen këtë të shtunë për të luajtur ndeshjen e vlefshme për javën e 35-të të Superiores. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të nisë në orën 15:30.

Dy ekipet kanë objektiv mbijetesën, teska kjo pritet të jetë një përballje mjaft e luftuar. Pikërisht për këtë ndeshje delikate, klubi i Tiranës ka nxjerrë në shitje biletat për këtë sfidë, ku vetëm tribuna W do të jetë me pagesë, ndërsa tribunat e tjera do të jenë të hapura falas për tifozët.

Njoftimi i klubit të Tiranës:

NEXT MATCH | KF Tirana – KF Teuta
Të Shtunën zbresim në fushë për ndeshjen e parafundit të sezonit 2024-2025.
Të Shtunën, duke nisur nga ora 15:30, luhet ndeshja kundër Teutës në stadiumin “Arena Kombëtare.”
Çmimi i biletës së ndeshjes në sektorët e tribunës W 104: 3000 Lekë, W 101 – 107: 2000 Lekë
Hyrja në sektorët e tjerë të stadiumit: PA PAGESË
Ju lutem të vini re se ky njoftim përkon me sektorët N, E, V (miqtë)

Lajme të tjera |  Aubameyang i jep “leksion” Cristiano Ronaldos, Al Nassr i thotë “lamtumirë” titullit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us