Tjetër plagosje në burgjet greke, shqiptari goditet me thikë në kokë

Shënohet rasti i dytë brenda 24 orëve i përleshjeve të përgjakshme brenda burgjeve greke. Pas ngjarjes në Nigrita Serres ku dy të burgosur shqiptarë plagosën dy të dënuar të tjerë, një tjetër ngjarje është shënuar në Burgun e Domokos.

Një 41-vjeçar shqiptar po trajtohet në Spitalin e Përgjithshëm të Lamisë pas një sherri me thikë me të burgosur të tjerë. Ngjarja ka ndodhur mes 41-vjeçarit shqiptar, 32-vjeçarit sirian dhe një 30-vjeçari algjerian.

32-vjeçari dyshohet se ka përdorur një thikë, ndërsa dy të tjerët kanë goditur me grushte e shkelma.

41-vjeçari ka pësuar një dëmtim në kokë nga përleshja.

Pas përleshjes u bë një kontroll i gjerë nga oficerët e burgut në qelitë e repartit ku u përleshëm, ku u zbulua një thikë metalike, një thikë e improvizuar dhe një mjet tjetër i mprehtë i improvizuar.

Lajme të tjera |  Tragjedia me dy viktima në Shëngjin, policia jep detajet e ngjarjes së rëndë

Të gjitha sendet e mësipërme janë sekuestruar, ndërsa të arrestuarit akuzohen rast pas rasti për shkelje të ligjit për armët dhe lëndime të rrezikshme trupore.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us