Tragjedia në Shkodër/ Kreu i KMSH: Familja shqiptare në krizë! Kush keqtrajton gruan, i poshtëruar në këtë botë dhe tjetrën

Kreu i Komunitetit Mysliman Shqiptar ka reaguar pas ngjarjes tragjike në Shkodër, ku nëna me tre fëmijët i dha fund jetës duke u hedhur në lumin Buna. Bujar Spahiu u shpreh se kjo ngjarje tregon se familja shqiptare është në krizë dhe mostrajtimi si duhet i bën ngjarje të tilla të përsëritshme dhe të dhimbshme. Ai theksoi se familja është themeli i shoqërisë dhe gruaja është elementi bazë i saj dhe si e tillë, ata që dhunojnë dhe keqtrajtojnë bashkëshortet do të jenë të poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër.

Reagimi i plotë:

Ngjarja tragjike e ndodhur së fundi në Shkodër tregon se familja shqiptare është në krizë
Së pari, dua të shpreh ngushëllimet e mia dhe të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për humbjen tragjike të jetës së nënës dhe tre fëmijëve të saj. Kjo ngjarje është një alarm se kriza që ka përfshirë familjen shqiptare nuk po trajtohet dhe adresohet siç duhet, kjo i bën ngjarje të tilla të përsëritshme dhe të dhimbshme. Ngjarje të tilla vërtetë nuk mund të parashikon çdoherë, por ky rast dhe të ngjashme me këtë që kemi parë disa herë, së fundi, tregon se hallkat e zinxhirit shoqëror e institucional nuk po funksionojnë siç duhet. Ka ende ndrojtje nga viktimat e dhunës që të bëjnë denoncime. Çedon gjithashtu përkrahja e njerëzve të rrethit familjar qoftë të viktimave të dhunës, që janë gratë, qoftë edhe me familjarët e dhunuesve, që janë bashkëshortët.

Askush që ka dijeni për raste të tilla nuk duhet të heshttë. Nuk duhet ta shohë problemin si diçka që duhet mbajtur sekret, me mendimin se është punë që u përket “atyre” jo “ne”. Shërbimet sociale do duhet të shërbejnë si një strukturë ndërgjegjësuese për raste të tilla. Si një strukturë që nxit dhe kurajon viktimat e dhunës të bëjnë denoncimet në institucionet përkatëse. Por si të tilla ato edhe mund të bëhen shpesh shërbime që të evidentojnë rastet e neglizhencës, kur denoncimet bëhen. Sigurisht edhe autoritetet fetare janë një element tepër i rëndësishëm për të dhënë një kontribut të çmuar në shoqëri, dhe ne e bëjmë vazhdimisht këtë. Të tilla raste kanë nevojë emergjente për trajtim ndërveprues mes të gjitha hallkave të shoqërisë. Familja është themeli i shoqërisë. Gruaja është elementi bazë i saj. Kush i dhunon dhe keqtrajton bashkëshortet do të jetë i poshtëruar në këtë botë dhe në botën tjetër. E lus Zotin që ngjarje të tilla të mos përsëriten më kurrë dhe familja shqiptare të rifitojë aftësitë e humbura të respektit mes bashkëshotëve dhe përkujdesjes së ndërsjelltë!

 

Lajme të tjera |  I fundit Papë përpara se bota të zhduket: Parashikimi i frikshëm i Nostradamusit

Deri më tani është bërë i mundur vetëm gjetja e trupit të vajzës së madhe dhe vajzës tjetër. Ndërsa vijojnë të jenë ende nën ujë nëna me djalin e mitur 4 vjeç. Erdgys Arrazi është arrestuar dhe mbahet në burg nën akuzën e “Shkaktimit të vetëvrasjes”. Ai nuk u lejua këtë të hënëqë të merrte pjesë në funeralin e vajzës së madhe

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us