Tragjike! 21-vjeçari shqiptar në Itali aksidentohet me motor, ndërron jetë në vend (EMRI)

Një tjetër aksident tragjik i ka marrë jetën një 21-vjeçari shqiptar në Itali. Sipas mediave vendase, ngjarja ka ndodhur në unazën në Padova, teksa i riu i identifikuar me emrin Alfred Vocaj po udhëtonte me motorin e tij.

Një javë më parë ai kishte nisur punën si mekanik në një punishte pranë qendrës tregtare Giotto në Padova. Më parë ai kishte qenë i punësuar si punëtor në një qendër shitjeje me shumicë fruta-perimesh në zonën industriale të qytetit. Motorin “Aprilia 125” ai e kishte blerë për punë, një muaj më parë.

Lajme të tjera |  ZGJEDHJET në KOSOVË/ Vjosa Osmani: Ditë vendimtare!

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us