Një ngjarje e rëndë ka tronditur Milanon në natën e Ferragostos. Një grua 64-vjeçare, Nunzia Antonia Mancini, dyshohet se ka vrarë partnerin e saj prej më shumë se 40 vitesh, Vincenzo Ferrigno, 73 vjeç. Sipas mediave italiane, rreth orës 3:00 të mëngjesit, gruaja rrëmbeu një thikë dhe e goditi disa herë burrin ndërsa ai po flinte në shtrat, pastaj e mbyti me një jastëk.
Pasi kreu krimin, Mancini doli në rrugë dhe telefonoi Policinë: Ejani se e vrava, nuk munda ta duroja më.
Policia dhe ekipet e emergjencës mbërritën në banesën e çiftit, në katin e dytë të një pallati në Milano, ku gjetën trupin e pajetë të Ferrignos në shtrat të rrethuar nga një pellg gjaku. Gruaja u arrestua menjëherë.
Viktima, ish-shitës gazete, kishte pësuar disa goditje në tru gjatë viteve të fundit dhe gjendja e tij shëndetësore ishte përkeqësuar ndjeshëm muajt e fundit. ta kishin qenë bashkë për dyzet vjet (megjithëse nuk ishin martuar kurrë) dhe disa kohë më parë ai kishte pësuar disa goditje në tru, por së fundmi i moshuari nuk lëvizte dot më, kështu kujdesi për të ishte bërë i lodhshëm për 64-vjeçaren, duke i shkaktuar asaj vuajtje dhe acarim .
“Nuk mundesha më të kujdesesha për të.”
Ajo është arrestuar dhe po mbahet në paraburgim, ndërsa hetimet vijojnë për të përcaktuar me saktësi rrethanat e krimit.





