Tre kanë gjetur ekip, dy janë pa skuadër! Tirana falenderon 5 lojtarët

Prej disa ditësh, vetë lojtarët kanë konfirmuar largimet përfundimtare nga Tirana. Bëhet fjalë për Florjan Përgjonin, Fatmir Prengajn, Admir Bajrovicin, Romeo Harizajn dhe Akileu Ndrecën.

Të pestë lojtarët i dhanë lamtumirën bardhebluve pak ditë më parë me njoftimet e tyre. Ditën e sotme, është Tirana që i ka falenderuar të pestë lojtarët për bashkëpunimin e tyre.

Vetëm tre prej tyre kanë gjetur ekip. Harizaj te Vora, Ndreca te Prishtina dhe Bajrovic te Olympiakos Nicosia. Ndërsa Florjan Përgjoni dhe Fatmir Prengaj janë ende pa skuadër.

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Eksod te Partizani, “Demat” largojnë 3 sulmuesit që nuk bindën

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us