Tronditet Prizreni! Babai vret vajzën 15-vjeçare, plagos gruan dhe vajzën tjetër 10 vjeç

Një ngjarje tragjike ka ndodhur mëngjesin e sotëm në qytetin e Prizrenit, ku një person ka vrarë vajzën e tij 15- vjeçare.

“Rreth orës 06:00 kemi pranuar informatë se një person është me thikë në dorë në rrugën “Shotë Galica”. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes, ku ka parë tre persona të lënduar, dhe njëra nga të lënduarat ka ndërruar jetë”, njoftoi zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Shaqir Bytyçi.

Sipas informacioneve burri ka plagosur me thikë edhe gruan e tij, dhe vajzën tjetër 10 vjeç, e cila është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe është dërguar për trjatim mjekësor në QKUK.

I dyshuari tashmë është arrestuar.

Zëdhënësi i Policisë tha se i dyshuari dhe viktimat kanë shtetësi turke.

Lajme të tjera |  'U bë me 3 shtëpi'/ Akuzat e Kryemadhit, Tedi Blushi: Provokime në kulmin e fushatës

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us