Trump e quan Rripin e Gazës “një copë pronë e rëndësishme buzë detit”

Presidenti Donald Trump e quan Rripin e Gazës pronë të rëndësishme, e cila duhet të kontrollohet dhe posedohet nga SHBA-ja.

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ngriti sërish pretendime ndaj Rripit të Gazës.

“Ajo është një copë pasurie e paluajtshme tepër e rëndësishme”, tha ai gjatë një takimi me kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu.

Sipas Trumpit do të ishte një “gjë e mirë” që atje të kishte një “forcë paqeje, si Shtetet e Bashkuara, të cilat të kontrollojnë dhe posedojnë Rripin e Gazës”.

Trumpi përsëriti në këtë mënyrë një deklaratë të ngjashme, me të cilën kishte shokuar në fillim të shkurtit opinionin ndërkombëtar gjatë një konferencë shtypi krah për krah me Netanyahun.

Lajme të tjera |  “Jemi parti e papërlyer”, Agron Shehaj: Do të shohim çudira! Në Vlorë të dytët pas PS

“Pronë buzë detit”

Trumpi deklaroi tani se ai prej vitesh “dëgjon vetëm për vrasje, për Hamasin dhe për probleme” në zonë. Izraeli e “posedonte” dikur “këtë pronë buzë detit” dhe më pas hoqi dorë nga ajo në emër të paqes – por sipas mendimit të tij kjo gjë ka dështuar, tha Trumpi.

“Unë nuk e kuptoj pse Izraeli hoqi dorë asokohe prej kësaj zone? Ajo i përket Izraelit,” tha Trumpi. “Izraeli vërtet nuk duhet të kishte hequr kurrë dorë prej Rripit të Gazës.” – tha Trumpi.

Netanjahu: Vizion i guximshëm

Edhe kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se gjatë takimit me presidentin Trump kishte folur për planin e tij për t’i zhvendosur palestinezët nga Rripi i Gazës, ndërsa zona të rindërtohet. Netanyahu e quajti këtë ide të Trumpit një vizion “të guximshëm”.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us