Trump i dërgon mesazh TË PRERË Putinit: Ndaloni luftën tani ose ju presin sanksione të rënda! Zgjidhni mes rrugës së lehtë apo…

Presidenti amerikan Donald Trump i ka dërguar një mesazh të drejtpërdrejtë dhe tepër të fortë presidentit rus Vladimir Putin dhe popullit rus, duke i bërë thirrje të ndalojë menjëherë luftën në Ukrainë.

Në një postim në rrjetet sociale, Trump thotë se Rusia duhet ta ndalojë menjëherë luftën, teksa ekonomia e saj nuk është rrënuar ende plotësisht.

“Unë do t’i bëj Rusisë, ekonomia e së cilës po dështon, dhe Presidentit Putin, një nder shumë të madh. Vendoseni tani dhe Nndaloni këtë luftë qesharake! Ose do të bëhet edhe më keq”, shkruan ndër të tjera Trump.

Mesazhi i plotë i Trump:

Unë nuk jam duke kërkuar të lëndoj Rusinë. Unë e dua popullin rus dhe kam pasur gjithmonë një marrëdhënie shumë të mirë me Presidentin Putin – dhe kjo pavarësisht nga “mashtrimi rus” i së majtës radikale. Nuk duhet të harrojmë kurrë se Rusia na ndihmoi të fitojmë Luftën e Dytë Botërore, duke humbur pothuajse 60,000,000 jetë në këtë proces. E thënë e gjithë kjo, unë do t’i bëj Rusisë, ekonomia e së cilës po dështon, dhe Presidentit Putin, një favor shumë të madh. Vendoseni tani dhe ndaloni këtë luftë qesharake! OSE VETËM DO TË PËRKEQËSOHET.

Lajme të tjera |  Lindjet ranë 5% më 2024, numri më i ulët në 90 vite

Nëse nuk bëjmë një “marrëveshje”, dhe së shpejti, nuk kam zgjidhje tjetër veçse të vendos nivele të larta taksash, tarifash dhe sanksionesh për çdo gjë që u shet nga Rusia, Shteteve të Bashkuara dhe vendeve të tjera pjesëmarrëse. Le ta mbarojmë këtë luftë, e cila nuk do të kishte filluar kurrë po të isha President! Ne mund ta bëjmë atë në mënyrën e lehtë, ose në mënyrën e vështirë – dhe mënyra e lehtë është gjithmonë më e mirë. Është koha për të “BËRË NJË MARREVESHJE”. NUK DUHET TË HUMBEN MË JETË!!!

Trump i dërgon mesazh TË PRERË Putinit: Ndaloni luftën tani

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us