Janë publikuar pamjet e momentit kur presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky u largua nga Shtëpia e Bardhë. Ai duket që del me nxitim dhe hipën në makinën e tij.
Sipas medieve amerikane, Donald Trump i ka kërkuar Sekretarit të tij të Shtetit Marco Rubios dhe këshilltarit për Sigurinë kombëtare, Michael Waltz, t’iu komunikonin ukrainasve që ishin në Shtëpinë e Bardhë, përfshirë Volodymyr Zelensky, të linin ndërtesën, raporton Cnn.
Më herët Zelensky pati një debat të ashpër me Presidentin Donald Trump dhe zëvendëspresidentin JD Vance në Zyrën Ovale.
Pas debatit u anulua konferenca e përbashkët për shtyp të liderëve. Trump ia drejtua Zelenskyt me fjalët “kthehuni kur të jeni gati për paqe”.
Sipas një zëdhënësi të Shtëpisë së Bardhë, edhe marrëveshja e propozuar nga SHBA për mineralet e rralla midis SHBA dhe Ukrainës nuk u nënshkrua. Më herët, Trump tha se dy presidentët do ta nënshkruanin atë gjatë konferencës së tyre të përbashkët për shtyp, e cila që atëherë është anuluar.