U arrestua për përd*unimin e shqiptares sapo doli nga burgu, gjykata italiane liron 36-vjeçarin nga Kosova: Marrëdhënia ishte konsensuale

Gjykata Padovës ka liruar shtetasin 36-vjeçar nga Kosova i cili ishte arrestuar të martën me akuzën e përdhunimit të një gruaje shqiptare menjëherë pasi u lirua nga burgu.

Gruaja tha se ishte rrëmbyer, kërcënuar me armë dhe më pas ishte abuzuar në një apartament. Sipas versionit që burri i dha gjykatëses, marrëdhënia me të ishte konsensuale.

Gjatë seancës dëgjimore, sipas asaj që u deklarua, burri tregoi versionin e tij të ngjarjes, sipas të cilit marrëdhënia kishte ndodhur me pëlqimin e gruas, të cilën e kishte takuar në rrugë, dhe më pas ishte miqësuar.

Të dy, sipas rrëfimit të burrit, shkëmbyen numrat e telefonit dhe premtuan të takoheshin në ish-shtëpinë e tij.

Lajme të tjera |  “S’ka vajzë për ty nëse je me kënetën”, Rama-grave socialiste: Ku duhet të bazohet krushqia me demokratët

Një takim që, siç i tha ai gjyqtarit, ishte ndërprerë, pasi gruaja u acaua dhe e kërcënoi se do ta kallëzonte. Në fund të seancës dëgjimore, gjyqtarja vendosi ta lirojë burrin, pasi vlerësoi rrezikshmërinë e zvogëluar të subjektit dhe urdhëroi të mos i afrohet gruas.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us