Siguria e ushqimeve në Shqipëri duket se nuk ekziston! Në tregun tonë është shitur sheqer palmë i kontaminuar me praninë e alergenit dioksid squfuri mbi nivelin maksimal të lejuar. Njoftimi është bërë nga sistemi evropian RASFF (Sistemi i Njoftimit të Shpejtë për Ushqimin) më datë 10 prill.
Produkti me emrin “Palmsugar slices TD bg 200g” është i prodhuar në Tajlandë, ndërsa në Shqipëri është importuar nga Holanda. Por sërish nuk dihet se cila kompani e ka eksportuar në Shqipëri. Sipas asaj që ka bërë me dije Autoriteti i Kontrollit të Ushqimeve në vendin tonë kanë hyrë 24 kg sheqer dhe e gjithë sasia është shitur.
“Me marrjen e njoftimit nga sistemi RASFF me datë 10.04.2025, AKU ka kryer verifikimet në terren, nga ku ka rezultuar se produkti me origjinë nga Tajlanda, është importuar nga Holanda me datë 22.12.2024 në sasinë 24kg. Nga verifikimi i gjurmueshmërisë rezulton se subjekti nuk e kishte gjendje këtë produkt. AKU ka bërë njoftimin përkatës pranë kategorisë së Njoftimeve RASFF“, thuhet në njoftimin e publikuar në faqen zyrtare nga AKU.
NJOFTIMI NGA RASFF: