U plagos nga sulmi në shkollën në Finlandë, 12-vjeçarja shqiptare në gjendje të rëndë

Në mesin e të plagosurve nga sulmi me armë në shkollën “Viertola”në Finlandë ndodhet edhe një vajzë shqiptare nga Kosova. Raportohet se gjendja shëndetësore e 12-vjeçares nuk është e mirë. Njoftimi u dha nga një shqiptar, i cili jeton në Finladë dhe ka kontaktuar me familjarët e vajzës, e cila mbeti e plagosur në sulmin tragjik.

“Sot në mëngjes u takova me prindin e vajzës e cila u plagos nga i riu 12-vjeçar në shkollën “Viertolan”. Gjendja e vajzës është nën kujdesin e mjekëve dhe po bëhet gjithçka që ajo të mbijetojë, por gjendja nuk është e mirë”, shkroi Mentor Dreshaj, anëtar i grupit “Shqiptarët në Finlandë”.

Një ditë më parë (2 prill) Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës dha lajmin për plagosjen e 12-vjeçares nga Mitrovica. Autori është ndaluar nga Policia. Mësohet se i dyshuari ka përdorur një armë me leje të një të afërmi të tij. Policia tha se i dyshuari e kishte pranuar kryerjen e sulmit, për arsye bullizimi. Pronësia e armëve është e përhapur në Finlandë dhe fëmijët mbi 15 vjeç mund të kenë licenca për të përdorur armë zjarri të njerëzve të tjerë.

Lajme të tjera |  Noka: Kontrata me LaCivita është deri në fund të vitit. Do të na mësojë edhe si të qeverisim

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us