U shënoi tripletë në Champions, skuadra që rrezikon mbijetesën ofertë Jasir Asanit

Jasir Asani mund të largohet nga Gëangju. Për futbollistin e Kombëtares ka interesime kontrete nga ekipe të tjera.

Sipas mediave japoneze bëhet me dije se Yokohama F. Marinos kërkon shqiptarin, madje kanë bërë edhe ofertë ndaj tij. Sulmuesi i krahut siç dihet ka kontratë me Gëangju deri në dhjetor të këtij viti, me koreanët që mund ta shesin shqiptarin, për të përfituar edhe të ardhura.

Skuadra japoneze rrezikon mbijetesën në kampionat dhe shpresojnë që me transferimin e Asanit të mund të zgjidhin çështje e golave dhe të tentojnë edhe mbijetesën. Vlen të theksohet se ish-futbollisti i Partizanit u ka shënuar tripletë në sfidën e Champions Aziatik, duel që u fitua nga Gëangju me shifrat 7-3.

Lajme të tjera |  “Në Champions nuk ka rivalë të lehtë”, Edlir Tetova tregon objektivin: Të kalojmë turin e parë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us