U turpëruan nga Arsenali, Carlo Ancelotti: Skuadra për 1 orë luajti mirë, sakrifikojmë gjithçkë në “Bernabeu”

Real Madrid u turpërua mbrëmjen e djeshme nga Arsenali në “Emirates Stadium”. “Los Blancos” u mposhtën 3-0 në çerekfinalen e parë mes tyre në champions League.

Një humbje që ua vështirëson punën spanjollëve për kalimin në gjysmëfinalen e këtij turneu. Por pavarësisht kësaj, Carlo Ancelotti theksoi se skuadra e tij deri në momentin që pësoi golin e parë po luante shumë mirë, tksa më pas gjithçka ndryshoi.

Ndër të tjera nënvizoi se do të japin gjithçka në sfidën e kthimit dhe se do të luftojnë nga minuta e parë deri te e fundit.

“Për një orë skuadra ishte e mirë dhe më pas ne paguam shtrenjtë dy golat e tyre nga ndërprerjet. Mendërisht nuk patëm një qëndrim të mirë në pjesën e dytë.

Është një humbje e vështirë, veçanërisht për shkak të asaj që nuk dinim se çfarë të bënim në pjesën e dytë. Dhe sepse në pjesën e parë ne bëmë mjaft mirë. Skuadra ra mendërisht dhe nuk mund të reagonte. Deri në atë moment ishte në ekuilibër. Kishte intensitet. Ata nuk dukeshin shumë mes linjave, derisa shënuan të dytin.

Sfida e kthimit?  Tani është koha për të punuar, për të sakrifikuar. Ne i bëjmë të gjitha së bashku. E kemi bërë shumë herë dhe është koha ta bëjmë përsëri. Është e ndërlikuar, por duhet të provoni nga minuta e parë deri në të fundit”, ka theksuar italiani.

Lajme të tjera |  Kërkohet fitorja me çdo kusht, Elbasani publikon çmimet e biletave për sfidën ndaj Vllaznisë

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us