U v*ra nga bashkëshorti në Greqi, del fotoja e Enkelejda Danajt

Personi që shihni në foto është 40-vjeçarja shqiptare Enkelejda Danaj, nga Vlora, e cila u gjet e vdekur sot në rrugë në Greqi. 40-vjeçarja dyshohet se u vra me thikë nga bashkëshorti i saj, Eduart Danaj i cili është shpallur në kërkim. Gruaja u gjet e pajetë në kryqëzimin e rrugëve Parnithos dhe Aristotelous, një nga pikat më qendrore të Menidit. Trupi i pajetë është pikasur rreth orës 06:00 nga një banor i zonës dhe ka njoftuar policinë.

Mësohet se 40-vjeçarja, e kishte denoncuar tre herë për dhunë në familje bashkëshortin e saj. Në vendngjarje ka shkuar një ekip i Departamentit të Vrasjeve dhe po kryhen hetimet, ndërsa po këqyren edhe kamerat e sigurisë në zonë. Ndërkohë në polici janë shoqëruar edhe familjarët e 40-vjeçares.

Lajme të tjera |  Kriza e PD-së nuk është Berisha, kriza është kulturore

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us