Vajza e policit që dyshohet se u vetëvra në Prishtinë përlot me reagimin: Të don çika jote e vogël përjetësisht, babush

Zyrtari policor Alban Tolaj, që dyshohet se kreu vetëvrasje ditën e sotme në Prishtinë, është babai i influenceres/tiktokeres së njohur Elsa Tolaj.

Elsa ka reaguar përmes një postimi në Instagram, pas kësaj tragjedie të rëndë.

“Dashnia jem, Allahu të shpërbleft me xhennet, e na do të takohemi prap”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

“Babush, shpirti jem, dashnija jeme e pare dhe ma e madhe… Allahu qofte i meshirshem me ty dhe te shperblefte me Xhenet, aty ku s’ka me dhimbje as mërzi, veç paqe e lumturi. Inshallah nje dite takohemi prape, aty ku dashnia nuk ka fund. Te don cika jote e vogel perjetësisht, babush. Nuk je fizikisht ketu, por ne zemrën time je çdo sekonde. Pusho i qete, shpirti jem…”, ka shkruar vajza e policit të ndjerë.

Lajme të tjera |  Rama kërkon votë për shumicë popullore nga Maliqi: Në 11 Maj i themi BE-së se do ulemi në sofër

Zyrtari policor u gjet i vrarë në banesën e tij në Prishtinë ditën e sotme. Aktualisht është e paqartë nëse 47-vjeçari kreu vetëvrasje apo u vra aksidentalisht. Hetimet mbi ngjarjen vijojnë.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us