Valë zemërimi kundër presidentit në Filipine, shkoi në koncertin e Coldplay me helikopter

Presidenti i Ishujve Filipineve Ferdinand Marcos Jr është kritikuar për shkak se përdori helikopterin presidencial për të shkuar në një koncert të Coldplay në Manila për të shmangur trafikun. Në mediat sociale, shumë akuzuan presidentin për shpërdorim të parave të taksapaguesve dhe solën shembullin e tyre sesi detyrohen që të durojnë trafikun e Metro Manila çdo ditë gjatë udhëtimit. Ndërsa të tjerë vunë në dukje se udhëtimi i presidentit  binte në kundërshtim me përpjekjet e vendit për të reduktuar gjurmën e karbonit.

Ekipi Presidencial i Sigurisë u justifikua me rrezikun që mund t’i kanosej presidentit:

“Filipinet përjetuan një fluks të paprecedentë prej 40,000 njerëzish që donin të ndiqnin me padurim një koncert, duke shkaktuar komplikime të paparashikuara trafiku. Situata paraqiste një kërcënim të mundshëm për sigurinë e presidentit tonë.”

Madje, gjatë koncertit këngëtari i grupit, Chris Martin ka përmendur trafikun dhe ka falënderuar publikun për përpjekjen që bënë për të arritur në kohë.

Indeksi i Trafikut “TomTom 2023” e cilësoi ‘Metro Manila’, si rrjetin më të ngadaltë në botë pas një studimi të 387 qyteteve në 55 vende, psai mesatarisht duhen 25 minuta e 30 sekonda për të kaluar një distancë prej 10 km.

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us