Veliaj: Nga karriget dhe bidonat, te parkingjet moderne – Tirana 10 vite transformim

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka ndarë sot në rrjetet sociale një reflektim mbi transformimin rrënjësor që ka pësuar kryeqyteti në menaxhimin e parkimit gjatë dekadës së fundit.
Veliaj thekson se ndërhyrja ka qenë e domosdoshme dhe se Bashkia vendosi të ndërmerrte tre hapa të rëndësishëm: ndërtimin e parkingjeve nëntokësore, emetimin e Kartës së Rezidentit për qytetarët dhe vendosjen e sistemit SMS Parking.
Postimi:
E mbani mend si parkohej në Tiranë në 2015? ???? Vendet ziheshin nga më të fortët e lagjes, me karrige, gurë, bidona plastikë, e gjithfarësoj sendesh të tjera. Një panoramë e padenjë për kryeqytetin!

Ishte e domosdoshme dhe urgjente që të vinim dorë edhe për rregullimin e kësaj situate në Tiranë, kur vendosëm të bënim tre gjëra:

– shtimin e parkingjeve nëntokësore dhe lirimin e hapësirave të zëna në mënyrë të paligjshme;
– emetimin e Kartës së Rezidentit, për të lehtësuar qytetarët;
– dhe vendosjen e sistemit SMS Parking, si mënyra më e thjeshtë për të parkuar në qytet, si në çdo qytet tjetër europian.

10 vjet më pas Tirana ka ⿥ parkingje nëntokësore me kushte moderne dhe shumë shpejt do të hapen edhe të tjera, mes të cilëve ai te Teatri i Ri. Parkingjet nëpër rrugë nuk zihen më nga të fortët, por funksionojnë me SMS, të ardhurat e të cilave shkojnë për mbjelljen e pemëve. ????

Lajme të tjera |  Shtëpia e Bardhë e bën zyrtare: COVID-19 e ka origjinën nga laboratori në Kinë

Ka qenë një punë jo e lehtë, e sigurisht ia dolëm me mbështetjen e vetë qytetarëve, pa të cilët Tirana nuk mund të transformohej dot në një metropol europian. Mirënjohës! ????????

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us