Vendim i PAPRITUR nga Egnatia, rrogozhinasit pritet të mbyllin bashkëpunimin me titullarin

Në prag të sfidave kualifikuese të Champions League tek Egnatia pritet të ketë largime. Një prej tyre që tashmë ka bërë valixhet gati për t’u larguar nga Rrogozhina është François Dulysse.

Pas vetëm 1 sezoni e gjysmë nën urdhrat e Edlir Tetovës, mbrojtësi i Kombëtares së Haitit do të largohet nga Egnatia. Vendimi për mbylljen e bashkëpunimit është marrë nga vetë rrogozhinasit.

Kontrata aktuale e Dulysse me kampionët e Shqipërisë skadonte pas një viti, por Egnatia ka vendosur të largojë mbrojtësin. Me fanellën e rrogozhinasve, 26-vjeçari u shpall dy herë kampion i Shqipërisë, fitoi një Kupë dhe një Superkupë.

Lajme të tjera |  SKANDALOZE/ Federata TRONDIT klubin shqiptar, e përjashton nga Kupa dhe e gjobit 105 mijë euro

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us