Vendimi i Gjykatës së Lartë, Berisha: Vula na takon ne, por janë të kontrolluar nga Edi Rama

Siç ndodh rëndom në vendin tonë, edhe vendimi i sotëm i Gjykatës së Lartë për vulën e PD, është lexuar në mënyra të ndryshme nga palët. Për Bashën ky i sotmi ishte një hap i vogël i drejtësisë së munguar, ndërsa sipas Berishës Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e nivelit të misionit të saj.

Berisha pretendon se tashmë vula i takon grupimit që ai përfaqëson, pasi gjithnjë sipas tij mbetet në fuqi vendimi i shkallës së parë, derisa të ketë një vendim të dytë nga ana e Apelit.

Berisha nga selia e PD: Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj! Aktualisht në fuqi është vendimi i Shkallës së Parë. Thjesht, vendimi i Gjykatës së Lartë. Gjykata e Lartë nuk u ngrit në lartësinë e misionit të saj që të rrëzojë përfundimisht vendimin e Apelit.

Aktualisht në fuqi është vendimi i Shkallës së Parë, sepse Gjykata e Lartë nuk e çoi për rigjykim në Shkallën e parë, por e çoi për rigjykim në Apel, duke marrë një vendim disiplinues ndaj treshes që mori atë vendim, duke kërkuar që të mos e gjykojë më ajo, për arsye të cilat duhet lexuar vendimi.

Pra, kthehemi siç kemi qenë në fillim, kur vendosi Gjykata e Faktit.

Ky është realiteti.

Çdo interpretim tjetër është krejtësisht i gabuar.

…Gjykata e Lartë nuk mund të merrte vendim, nëse do gjykonte në lartësi, përveçse njohjen përfundimtare të Gjykatës së Faktit.

Pse e them këtë? Vetë Gjykata e Lartë ka disiplinuar, se kjo quhet disiplinim, sepse të të përjashtojë nga e drejta e rigjykimit, ajo normalisht po të mos kishte probleme të rënda, i takonte ta gjykonte e njëjta trupë, por fakti që u detyrua të përjashtojë trupën dhe pastaj, pra kaq skandaloze ishte gjendja aty në vendim, kaq skandaloze ishte saqë nuk mund të përtypej në asnjë mënyrë dhe u detyrua ta kthejë me një trupë tjetër.

Në një kohë kur vendimi i vetëm jashtë diktatit të Edi Ramës, do ishte që lihet në fuqi vendimi i Shkallës së Parë, i cili është në fuqi, por është në fuqi gjersa të gjykohet, që të mos bëjmë interpretime.

Të dyshosh tani që Gjykata e Lartë nuk kontrollohet nga Edi Rama, tani mos e pyet…

Lajme të tjera |  "U njohëm cik si shumë", Rama për arrestimin e Veliajt: Çfarë janë të zgjedhurit, mish për top për një pushtet?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us