Vetëvrasja e 27-vjeçares pas shantazheve me foto intime në rrjetet sociale, reagon Balla: Ja çfarë i kam kërkuar policisë

Ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka reaguar në lidhje me arrestimin e personazhit të Tik Tok-ut, i cili u arrestua pasi dyshohet se shtyu një 27 vjeçare drejt vetëvrasjes.

Me anë të  një postimi në rrjetet sociale, Balla thotë se i ka kërkuar policisë që të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave.

“Policia e Shtetit ka identifikuar dhe ndaluar një person të dyshuar për shantazh dhe dhunë me bazë gjinore në rrjetet sociale me pasojë të rënda për jetën e një shtetaseje. I kam kërkuar Policisë së Shtetit të rrisim forcën zbuluese dhe reaguese për parandalimin dhe eliminimin e dhunës ndaj grave e vajzave në të gjitha, e cila mbetet forma më e përhapur e shkeljes së të drejtave të njeriut në mbarë botën! Gjithashtu ndryshimet ligjore në adresimin e rreziqeve të dhunës on-line, duhet të konsultohen dhe miratohen sa më shpejt.

Asnjë justifikim ndaj dhunës – as në shtëpi, as në vendin e punës, as në jetën publike, as online. Askund!”, shkruan Balla.

Lajme të tjera |  Çfarë po tregon aksioni për çlirimin e hapësirave publike?

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

Contact Us