VIDEO/ 40 vjeç dhe “bën ligjin” në derbi, Cristiano Ronaldo nuk i kursen golat kundër Al Hilal

Edhe pse në muajin shkurt ka mbushur plot 40 vjeç, Cristiano Ronaldo nuk ka ndërmend të ndalet. Ylli portugez është bërë sërish protagonist mbrëmjen e sotme në përballjen mes Al Hilal dhe Al Nassr.

Këta të fundit arritën të fitonin me rezultatin 3-1 në transfertë, dy gola i realizoi Ronaldo. Në golin e tij të parë personal, “5 herë Topi i Artë” u shërbye nga Sadio Mane duke arritur të shënojë.

Ndërsa në golin e dytë u gjend tek pika e bardhë e penalltisë dhe arriti të mposhtë portierin kundërshtar për të dytën herë. Cristiano Ronaldo tashmë mbërrin në shifrën e 931 golave në karrierë.

Lajme të tjera |  Aubameyang i jep “leksion” Cristiano Ronaldos, Al Nassr i thotë “lamtumirë” titullit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us