VIDEO / Aksident i pazakontë në Tiranë, makina merr para katër mjete të tjera dhe një motor në rrugën me trafik

Një aksident i rëndë ka ndodhur pak më parë në rrugën “Sabaudin Gabrani” në zonën e Kombinatit në Tiranë.

Mësohet se një makinë ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë dhe për pasojë ka devijuar nga rruga duke përplasur 4 makina të tjera që ndodheshin në rrugë dhe një motor.

Në një video të publikuar në rrjetet sociale, shihet që si “Benzi” fluturon mbi trotuar, ndërkohë njerëzit vënë duart në kokë.

Ndërkohë, nuk ka ende asnjë reagim zyrtar nga policia.

Lajme të tjera |  Nënkryetari i LDK: Një qeveri tranzicioni do t'i jepte oksigjen politik Kosovës! Jemi peng i veprimeve të Kurtit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us