VIDEO/ Asllani dhe Ramadani nuk përmbahen, “SMS” të qartë portierit të Serbisë disa javë para ndeshjes

Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 21:00.

Por disa javë para këtij dueli, Serbia duket të jetë paksa e frikësuar. Kjo për shkak të dyshes së mesfushës së kuqezinjve, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.

Më 11 maj, Kristjan Asllani i shënoi gol Torinos, ose më saktë portierit të Serbisë që luan për torinezët, Vanja Milinkovic-Savic. Ndërkohë që të njëjtit portier, mbrëmjen e djeshme, Ramadani i shënoi eurogol në ndeshjen Lecce – Torino.

Një sinjal i qartë nga dyshja shqiptare, duke “kërcënuar” me gola gardianin e përfaqësueses serbe.

Goli i Kristjan Asllanit

Lajme të tjera |  ZYRTARE/ Kampioni i Italisë nuk do të vendoset të dielën, ZBULONI se kur zbresin në fushë Inter dhe Napoli

Goli i Ylber Ramadanit

Lajme të ngjashme

Lajmet e fundit

FocusNews © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

Contact Us