Kombëtarja shqiptare do të përballet me Serbinë më 7 qershor, në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026. Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Arena Kombëtare”, do të startojë në orën 21:00.
Por disa javë para këtij dueli, Serbia duket të jetë paksa e frikësuar. Kjo për shkak të dyshes së mesfushës së kuqezinjve, Kristjan Asllani dhe Ylber Ramadani.
Më 11 maj, Kristjan Asllani i shënoi gol Torinos, ose më saktë portierit të Serbisë që luan për torinezët, Vanja Milinkovic-Savic. Ndërkohë që të njëjtit portier, mbrëmjen e djeshme, Ramadani i shënoi eurogol në ndeshjen Lecce – Torino.
Një sinjal i qartë nga dyshja shqiptare, duke “kërcënuar” me gola gardianin e përfaqësueses serbe.
Goli i Kristjan Asllanit
Goli i Ylber Ramadanit